25-vjetori i themelimit, Policia në Prizren mirëpriti një grup nxënësish

Në kuadër të përvjetorit të 25-të të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka pritur sot një grup nxënësish nga dy shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, konkretisht nxënësit nga shkolla fillore dhe mesme e ulët “Ibahim Fehmiu” në Arbanë dhe shkolla fillore dhe mesme e ulët “Zef Lush […]

25-vjetori i themelimit, Policia në Prizren mirëpriti një grup nxënësish
25-vjetori-i-themelimit,-policia-ne-prizren-mirepriti-nje-grup-nxenesish

25-vjetori-i-themelimit,-policia-ne-prizren-mirepriti-nje-grup-nxenesish

Në kuadër të përvjetorit të 25-të të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka pritur sot një grup nxënësish nga dy shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, konkretisht nxënësit nga shkolla fillore dhe mesme e ulët “Ibahim Fehmiu” në Arbanë dhe shkolla fillore dhe mesme e ulët “Zef Lush Marku” në Velezhë .

Në një postim në Facebook bëhet e ditur se kjo vizitë kishte për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin dhe të forcojë lidhjet ndërmjet Policisë së Kosovës dhe të rinjve.

“Nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë për rolin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë dhe të eksplorojnë pajisjet dhe aktivitetet e përditshme të policisë. Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm në edukimin e brezit të ri për rëndësinë e sigurisë dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet tutje në postim.

May be an image of 8 people and people studying

May be an image of 9 people and clarinet