AAK kërkon që veteranët mos të trajtohen me ligj të veçantë, por njëjtë si kategoritë e tjera

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka organizuar tryezë diskutimi për problematikat e kategorive të lirisë, kërkesat, nevojat e tyre si dhe shoqatave që përfaqësojnë këto kategori, raporton Ekonomia Online. Aty u theksuan problematikat me ligjin për pagën minimale, pritjet e gjata për pajisje me proteza për invalidët, anashkalimin e kërkesave të kategorive të luftës […]

AAK kërkon që veteranët mos të trajtohen me ligj të veçantë, por njëjtë si kategoritë e tjera
aak-kerkon-qe-veteranet-mos-te-trajtohen-me-ligj-te-vecante,-por-njejte-si-kategorite-e-tjera

aak-kerkon-qe-veteranet-mos-te-trajtohen-me-ligj-te-vecante,-por-njejte-si-kategorite-e-tjera

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka organizuar tryezë diskutimi për problematikat e kategorive të lirisë, kërkesat, nevojat e tyre si dhe shoqatave që përfaqësojnë këto kategori, raporton Ekonomia Online.

Aty u theksuan problematikat me ligjin për pagën minimale, pritjet e gjata për pajisje me proteza për invalidët, anashkalimin e kërkesave të kategorive të luftës dhe mohimin e të drejtave të tyre.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u zotua se do të bëhet një zgjidhje përfundimtare, serioze dhe më ndryshe sa i përket statutit dhe të drejtave të këtyre kategorive.

Haradinaj përmendi se falë angazhimit dhe luftës së dëshmorëve dhe të  personave qe tashmë janë pjesë e këtyre kategorive, Kosova tashmë gëzon lirinë si shtet.

“Diskutimi për këtë çështje e cila është më e ndjeshmja për neve. Dita e sotme është ndryshe së pari ka dashurinë tonë ndaj atyre që sakrifikuan lirinë ndër breza, angazhimin për lirinë e dimë që shumë familjarë kanë shumë dhimbje për njerëzit e tyre të zhdukur, martirëve dhe në këtë frymë diskutimi i ynë është bazur në dashurinë për lirinë dhe kombin sepse shqipar lind nuk bëhesh.  Nëse na jepet mundësia do ta udhëheqim vendin e nuk do të lejojmë që të përsëritën gabime të si në të kaluarën. Të gjitha të drejtat e kategorisë së lirisë do t’iu takojnë, do të shkojmë në një zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme, u shpreh Haradinaj.

Ushtruesi i detyrës së OVL–UÇK-së, Faton Klinaku tha janë ndërruar disa qeveri që nga pas lufta, por nuk është bërë sa duhet për kategoritë e luftës.

Ai potencoi se paga prej 170 eurove, me inflacionin në Kosovë vlen sikur të ishin 70 euro.

Klinaku tha se nuk kanë arritur të kenë asnjë bashkëpunim me qeverinë Kurti sa i përket kërkesave të kategorive të lirisë.

“Gjendja e kategorisë së luftës, që prej përfundimit të luftës, veteranët e luftës e kemi pasur parasysh që Kosova nuk ka pasur mundwsi të kujdeset pwr këtë kategori. Paga minimale ka qenë 170 euro, sot me gjithë vlerësimin që ka Kosova nuk i mbet asgjë. Asnjë qeveri nuk ka bërë maksimumin se çka meriton kjo kategori. Me qeverinë sot cka do që rregullon po e prish dhe nuk i bën përshtypje se a prish ndonjë ligj që i trajton denjitetshëm kategorinë tonë. Edhe pse ju kemi kritiku të gjithë kryeministrat nuk keni mbajtur inate personale, një kryeministër i cili për katër vite nuk është i denjë e i cili nuk ka mundur të trajtojë kategorinë e luftë”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se kërkesat e tyre nuk merren seriozisht as nga deputetët.