Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Sipas komunikatës për media, në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët. “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të […]

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm
kurti-takon-shefin-e-osbe-se,-flasin-rreth-fuqizimit-te-bashkepunimit-te-dyanshem

kurti-takon-shefin-e-osbe-se,-flasin-rreth-fuqizimit-te-bashkepunimit-te-dyanshem

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Sipas komunikatës për media, në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, thuhet tutje në komunikatë.

Poashtu bëhet e ditur se Kurti e ka falënderuar ambasadorin Davenport për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës.