Zeqiri jep detaje për lëndimin e qytetarit në Ujman: Dyshohet se goditi gurët me kokë

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka dhënë detaje rreth lëndimit të një qytetari në Liqenin e Ujmanit. “Sot derisa po shkoja ta vizitoja atë pjesë mora informacione nga policia lokale se një person është lënduar derisa kishte kërcyer nga një pjesë aty. Me sa kam informacione ai është dërguar fillimisht në Spitalin e Mitrovicës, […]

Zeqiri jep detaje për lëndimin e qytetarit në Ujman: Dyshohet se goditi gurët me kokë
zeqiri-jep-detaje-per-lendimin-e-qytetarit-ne-ujman:-dyshohet-se-goditi-guret-me-koke

zeqiri-jep-detaje-per-lendimin-e-qytetarit-ne-ujman:-dyshohet-se-goditi-guret-me-koke

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka dhënë detaje rreth lëndimit të një qytetari në Liqenin e Ujmanit.

“Sot derisa po shkoja ta vizitoja atë pjesë mora informacione nga policia lokale se një person është lënduar derisa kishte kërcyer nga një pjesë aty. Me sa kam informacione ai është dërguar fillimisht në Spitalin e Mitrovicës, e më pas në QKUK”, tha Zeqiri për Klankosova.tv

“Dyshohet se ai pasi ka kërcyer ka rënë në një zonë të cekët, ku ka goditur gurët me kokë dhe krah. Rreth gjendjes së tij më shumë ka mundësi të dinë mjekët dhe policia lokale”, tha ai.

Sot, kreu i Zubin Potokut e vizitoi Liqenin e Ujmanit, ku takoi shumë qytetarë që po laheshin dhe po pushonin aty.