56 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës gjatë qershorit, 17 për qind më shumë se vitin e kaluar

Mbi 56 mijë vizitorë i frekuentuan hotelet në Kosovë gjatë muajit qershor. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se numri i vizitorëve në hotele është 17 për qind më i lartë se në qershor të vitit të kaluar. “Në qershor 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte […]

56 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës gjatë qershorit, 17 për qind më shumë se vitin e kaluar
56-mije-vizitore-ne-hotelet-e-kosoves-gjate-qershorit,-17-per-qind-me-shume-se-vitin-e-kaluar

56-mije-vizitore-ne-hotelet-e-kosoves-gjate-qershorit,-17-per-qind-me-shume-se-vitin-e-kaluar

Mbi 56 mijë vizitorë i frekuentuan hotelet në Kosovë gjatë muajit qershor.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se numri i vizitorëve në hotele është 17 për qind më i lartë se në qershor të vitit të kaluar.

“Në qershor 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 56 274, prej tyre 35,6% ishin vendorë dhe 64,3% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin qershor të vitit 2023 (sa ishin 48 079 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 17,0%.”, thuhet në raportin e ASK-së.

Numri i net-qëndrimeve ishte 119 860, prej tyre 46,34% nga vendorët dhe 53,66% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 7 734 vizitorë dhe me 28 898 net-qëndrime.

Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (qershor 2023) ka rritje të vizitorëve për 23,5%. Në total 36 211 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj.