AAK-ja propozon 26 janarin datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar 26 janarin e vitit të ardhshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Nga takimi që është mbajtur me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj ka thënë se kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore, ndërsa sipas tij të njëjtin qëndrim e shprehën edhe […]

AAK-ja propozon 26 janarin datë për mbajtjen e zgjedhjeve
aak-ja-propozon-26-janarin-date-per-mbajtjen-e-zgjedhjeve

aak-ja-propozon-26-janarin-date-per-mbajtjen-e-zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar 26 janarin e vitit të ardhshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

Nga takimi që është mbajtur me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj ka thënë se kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore, ndërsa sipas tij të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.

“Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare”.

“Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja. Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim. Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ta përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi dhe ditën e zgjedhjeve ta caktojë më 26 Janar”, ka shkruar Haradinaj.