Abazi: Kurti me Urën e Ibrit po largon vëmendjen nga çështjet e rëndësishme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti, po e përdor Urën e Ibrit për fushatë paraelektorale. Tutje, Abazi thotë se Kurti ka pësuar humbje të trefishtë kundrejt bashkësisë ndërkombëtare, e me çështjen e Urës së Ibrit, po e largon vëmendjen nga çështjet më me rëndësi, njofton Klankosova.tv. “Deklarata e […]

Abazi: Kurti me Urën e Ibrit po largon vëmendjen nga çështjet e rëndësishme
abazi:-kurti-me-uren-e-ibrit-po-largon-vemendjen-nga-ceshtjet-e-rendesishme

abazi:-kurti-me-uren-e-ibrit-po-largon-vemendjen-nga-ceshtjet-e-rendesishme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti, po e përdor Urën e Ibrit për fushatë paraelektorale.

Tutje, Abazi thotë se Kurti ka pësuar humbje të trefishtë kundrejt bashkësisë ndërkombëtare, e me çështjen e Urës së Ibrit, po e largon vëmendjen nga çështjet më me rëndësi, njofton Klankosova.tv.

“Deklarata e presidentes sot, është në vazhdën e përplasjes me Kurtin, janë këto impulse që po dalin në publik, me të vërtetën e kësaj përplasje që po vazhdon që një kohë të gjatë ndërmjet dy krerëve të shtetit. Natyrisht se toni i sotëm ishte bindës, e pothuajse i lartë kundrejt bashkësisë ndërkombëtare, pikërisht për t’u mos i identifikuar se mos rastësisht presidentja po ia mban anën Bashkësisë Ndërkombëtare e jo interesit publik, sepse në fund të fundit ura është në Kosovë”, u shpreh deputeti në Edicion Special të Klan Kosova.

“Mendoj se është fatkeqësi që Kurti ka vendosur që këtë çështje ta bëjë material paraelektoral, duke e tensionuar diskutimin më bashkësinë ndërkombëtare, në nivelin e një shpërfaqje të kundërshtimit që bashkësia ndërkombëtare ka bërë dy gjëra, nuk ka hequr masat dhe nuk është marr me Banjskën në mënyrë serioze, dhe në anën tjetër iu ka dhënë të drejtë serbëve”.

“Pra, Kurti ka shënuar një humbje të trefishtë, kundrejt bashkësisë ndërkombëtare, dhe tani me kryeneçi, po tenton që mbi urën të krijojë fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme, duke u munduar që të heq vëmendjen nga çështjet e rëndësishme, duke përfshirë edhe atë se pse e ka tradhtuar presidenten Osmani në faza të ndryshme, dhe ka tentuar ta eliminojë politikisht”.