Abdixhiku shkruan për ndërtimin e çerdheve në Lipjan: Në vend të popullizmit ne kemi zgjedhur zhvillimin

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar punën e bashkëpartiakut të tij, Imri Ahmeti, në krye të Lipjanit, duke njoftuar për ndërtimin e çerdhes së pestë në këtë komunë. Abdixhiku thotë se në vend të “ushqimit populist”, LDK ka zgjedhur t’ia dedikojë kohën “gjërave që kanë rëndësi”, ndërsa premton 80 çerdhe të tilla. Postimi i […]

Abdixhiku shkruan për ndërtimin e çerdheve në Lipjan: Në vend të popullizmit ne kemi zgjedhur zhvillimin
abdixhiku-shkruan-per-ndertimin-e-cerdheve-ne-lipjan:-ne-vend-te-popullizmit-ne-kemi-zgjedhur-zhvillimin

abdixhiku-shkruan-per-ndertimin-e-cerdheve-ne-lipjan:-ne-vend-te-popullizmit-ne-kemi-zgjedhur-zhvillimin

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar punën e bashkëpartiakut të tij, Imri Ahmeti, në krye të Lipjanit, duke njoftuar për ndërtimin e çerdhes së pestë në këtë komunë.

Abdixhiku thotë se në vend të “ushqimit populist”, LDK ka zgjedhur t’ia dedikojë kohën “gjërave që kanë rëndësi”, ndërsa premton 80 çerdhe të tilla.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë

Në vend ushqimit populist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!

Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta ???? tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës!

Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë! Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi.

Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë.