Admirali amerikan i NATO-s në Kosovë pas shefit të CIA-s, Komanda e Napolit tregon çfarë u bisedua në takimin Munsch-Ulutas

Admirali i NATO-s, gjenerali Stuart B. Munsch, ka qëndruar për vizitë në Prishtinë ku edhe është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin turk Ozkan Ulutas. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komandës së Napolit, thuhet se diskutimet janë fokusuar për përkushtimin e KFOR-it për stabilitet dhe siguri në rajon. Gjithashtu në njoftim thuhet […]

Admirali amerikan i NATO-s në Kosovë pas shefit të CIA-s, Komanda e Napolit tregon çfarë u bisedua në takimin Munsch-Ulutas
admirali-amerikan-i-nato-s-ne-kosove-pas-shefit-te-cia-s,-komanda-e-napolit-tregon-cfare-u-bisedua-ne-takimin-munsch-ulutas

admirali-amerikan-i-nato-s-ne-kosove-pas-shefit-te-cia-s,-komanda-e-napolit-tregon-cfare-u-bisedua-ne-takimin-munsch-ulutas

Admirali i NATO-s, gjenerali Stuart B. Munsch, ka qëndruar për vizitë në Prishtinë ku edhe është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin turk Ozkan Ulutas. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komandës së Napolit, thuhet se diskutimet janë fokusuar për përkushtimin e KFOR-it për stabilitet dhe siguri në rajon.

Gjithashtu në njoftim thuhet se kanë diskutuar edhe për përkrahjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Admirali Stuart B. Munsch vizitoi Prishtinën, Kosovë, ku u takua me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutas. Diskutimet u përqendruan në angazhimin e KFOR-it për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, si dhe mbështetjen e Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë e admiralit amerikan vjen menjëherë pas vizitës që ka bërë në Kosovë shefi CIA-s, William Burns.