Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasj’en e një gruaje në Prizren 11 vjet më parë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar në Britani të Madhe dhe është ekstraduar në Kosovë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e një 19-vjeçareje në Prizren më 4 qershor të vitit 2013. Shtetasi i Shqipërisë, S.H. (31) është intervistuar dhe është ndaluar për 48 orë. Dy të dyshuarit vëllezër shtetas të […]

Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasj’en e një gruaje në Prizren 11 vjet më parë
ekstradohet-ne-kosove-i-dyshuari-per-vrasj’en-e-nje-gruaje-ne-prizren-11-vjet-me-pare

ekstradohet-ne-kosove-i-dyshuari-per-vrasj’en-e-nje-gruaje-ne-prizren-11-vjet-me-pare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar në Britani të Madhe dhe është ekstraduar në Kosovë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e një 19-vjeçareje në Prizren më 4 qershor të vitit 2013.
Shtetasi i Shqipërisë, S.H. (31) është intervistuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Dy të dyshuarit vëllezër shtetas të Shqipërisë kishin qenë për një kohë të gjatë në arrati. Njëri ishte arrestuar më herët dhe ishte ngritur kallëzim penal, ndërsa i tjetri është arrestuar së fundi dhe të shtunën është dërguar në paraburgim.

“Dy të dyshuarit vëllezër, shtetas të Shqipërisë, për një kohë kanë qenë në arrati. Njëri nga ata pas disa vitesh është arrestuar dhe është ngritur kallëzim penal ndaj tij, ndërsa tjetri që atëherë ka qenë në arrati. Sektori Rajonal I Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas hetimeve të vazhdueshme ka arritur që të marrë informacion se i dyshuari gjendet në Britani të Madhe. Në bashkëpunim me policin e Britanisë së madhe, në kontaktet nëpërmes Zyrës së ndërlidhjes dhe bashkëpunimit, është arritur që të arrestohet dhe të ekstradohet i dyshuari. Dje më datë 30.08.2024 i dyshuari është intervistuar nga hetuesit në prezencë të avokatit mbrojtës. Ai është mbrojt në heshtje. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari S.H. tani 31 vjeçar i dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, nga Republika e Shqipërisë është ndaluar për 48 orë dhe lënda është proceduar në prokurori”, thuhet nga Policia e Kosovës.