Afganistan/ Talebanët i japin fund bashkëpunimit me OKB-në: Palë kundërshtare

Në Afganistan, policia morale e qeverisë talebane ka thënë se nuk do të bashkëpunojë më me misionin e Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur atë “një palë kundërshtare”. Ky njoftim vjen pasi misioni i OKB-së, i njohur si UNAMA, paralajmëroi se ligji i ri moral që forcon politikat që kufizojnë jetën e grave do të [...]Read More...

Afganistan/ Talebanët i japin fund bashkëpunimit me OKB-në: Palë kundërshtare

Në Afganistan, policia morale e qeverisë talebane ka thënë se nuk do të bashkëpunojë më me misionin e Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur atë “një palë kundërshtare”.

Ky njoftim vjen pasi misioni i OKB-së, i njohur si UNAMA, paralajmëroi se ligji i ri moral që forcon politikat që kufizojnë jetën e grave do të dëmtonte perspektivat për angazhim me komunitetin ndërkombëtar.

“Për shkak të propagandës së saj të vazhdueshme, deri më tani Ministria e Përhapjes së Virtytit dhe Parandalimit të Veseve nuk do të ofrojë asnjë mbështetje apo bashkëpunim me UNAMA (Misioni i Ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan), i cili do të konsiderohet si një palë kundërshtare”, tha ministria.

“Ne duam që organizatat ndërkombëtare, vendet dhe ata individë që kritikuan ligjin e përmendur, të respektojnë vlerat fetare të myslimanëve dhe të përmbahen nga kritikat dhe deklaratat e tilla që fyen vlerat dhe shenjtërit islame.”, thuhet më tej në deklaratë.

Ligji i moralit me 35 nene, i cili thotë se gratë duhet të mbulohen plotësisht dhe të mos ngrenë zërin, u botua në gazetën zyrtare më 31 korrik. Ai vendos ndalime tashmë të njohura përgjithësisht, por miratimi i tij mund të lejojë rritjen e kontrollit të popullsisë./abcnews.al