Agresioni rus në Ukrainë/ Trump: Dua që lufta të mbarojë. Harris: Ai do lejojë që Putin të fitojë

“Dua që lufta të mbarojë”. Kështu u shpreh ish presidenti amerikan, kandidati republikan, Donald Trump pytetjes nëse do që Ukraina ta fitojë luftën kundër Rusisë. Gjatë debatit presidencial kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris, të transmetuar në ABC News, Trump tha se lufta nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte president. Ndërsa Harris deklaroi [...]Read More...

Agresioni rus në Ukrainë/ Trump: Dua që lufta të mbarojë. Harris: Ai do lejojë që Putin të fitojë

“Dua që lufta të mbarojë”. Kështu u shpreh ish presidenti amerikan, kandidati republikan, Donald Trump pytetjes nëse do që Ukraina ta fitojë luftën kundër Rusisë.

Gjatë debatit presidencial kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris, të transmetuar në ABC News, Trump tha se lufta nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte president.

Ndërsa Harris deklaroi se Trump do lejojë që presidenti rus, Vladimir Putin të fitojë luftën në Ukrainë.

Donald Trump: Dua që lufta të mbarojë. Po vriten njerëz të pafajshëm 1.5 miliardë dollarë më pak, sepse ju dhe Biden nuk keni guxim të pyesni Evropën dhe NATO-n siç i pyeta unë. Shihni se çfarë po ndodh. Zelensky dhe Putin më respektojnë mua. Kemi miliona njerëz të vdekur, po luajmë me Luftën e Tretë Botërore. Kemi një president që nuk e di që është gjallë. Unë dua thjesht që lufta të përfundojë dhe të ketë një marrëveshje.

Kamala Harris: Unë besoj se pse kjo luftë do mbaronte për 24 orë, është sepse do të hiqte dorë dhe do lejonte Putin të fitonte. Unë e kam takuar disa herë Zelenskyn./abcnews.al