Aksident në Lakrishtë, lëndohet vozitësi i motoçikletës

Një aksident mes një motoçiklete dhe automjeti në Lakrishtë të Prishtinës, la të lënduar vozitësin e mjetit dyrrotësh. Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00, në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe […]

Aksident në Lakrishtë, lëndohet vozitësi i motoçikletës

Një aksident mes një motoçiklete dhe automjeti në Lakrishtë të Prishtinës, la të lënduar vozitësin e mjetit dyrrotësh.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”, tha Ahmeti.