Trupat specialë të Kosovës dhe Shqipërisë i testojnë aftësitë reaguese, vëzhgohen nga Komanda Amerikane për Evropë

Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën. Sipas një njoftimi në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të […]

Trupat specialë të Kosovës dhe Shqipërisë i testojnë aftësitë reaguese, vëzhgohen nga Komanda Amerikane për Evropë
trupat-speciale-te-kosoves-dhe-shqiperise-i-testojne-aftesite-reaguese,-vezhgohen-nga-komanda-amerikane-per-evrope

trupat-speciale-te-kosoves-dhe-shqiperise-i-testojne-aftesite-reaguese,-vezhgohen-nga-komanda-amerikane-per-evrope

Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Sipas një njoftimi në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat specialë të njësive simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.