Time Kadrijaj: Veprimet e pakoordinuara me aleatët tanë po e dëmtojnë  Kosovën

Në lidhjen me vizitën e Miroslav Lajçak për Front Online është deklaruar edhe Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila  ka shprehur shqetësime të thella për situatën aktuale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke akuzuar qeverinë e Kosovës për mungesë transparence dhe për ndalimin e procesit të dialogut. Kadrijaj ka […]

Time Kadrijaj: Veprimet e pakoordinuara me aleatët tanë po e dëmtojnë  Kosovën
time-kadrijaj:-veprimet-e-pakoordinuara-me-aleatet-tane-po-e-demtojne -kosoven

time-kadrijaj:-veprimet-e-pakoordinuara-me-aleatet-tane-po-e-demtojne -kosoven


Në lidhjen me vizitën e Miroslav Lajçak për Front Online është deklaruar edhe Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila  ka shprehur shqetësime të thella për situatën aktuale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke akuzuar qeverinë e Kosovës për mungesë transparence dhe për ndalimin e procesit të dialogut.

Kadrijaj ka theksuar se vizita e Miroslav Lajçak, përfaqësues i Bashkimit Evropian, është një përpjekje tjetër për të rinisur dialogun, i cili është ndalur për shkak të politikave të papërshtatshme të qeverisë aktuale. Ajo ka theksuar se, sipas informacioneve të disponueshme, qeveria e Kosovës nuk ka bërë të qarta temat që do të diskutohen me emisarin Lajçak dhe se këtë mungesë transparence e ka bërë një trend të zakonshëm.

‘’Vizita  do të jetë një përpjekje tjetër e Bashkimi Europian  për diskutim për shkak se është stopuar dialogu ,kjo qeveri është një qeveri jo transparente, ne nuk  e dimë temat ë të cilat do të fokusohen dhe do të diskutojnë me emisarin mirëpo kjo farë pune   është bërë trend kohëve të fundit”, tha Kadrijaj për Front Online.

Kadrijaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për pranimin e draftit  të asocacionit që e konsideron si një nga marrëveshjet më të dëmshme për Kosovën, duke theksuar se ky draft është i pranuar në mënyrë të papërshtatshme dhe që mund të ketë pasoja të rënda për interesat e Kosovës. Sipas Kadrijaj, qeveria e Kurti ka zhvilluar një dialog që nuk ka pasur parime të qarta dhe ka injoruar kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

 

“Kryeministri Kurti e ka pranuar atë draftin e asosacionit që ne e konsiderojmë që është drafti më i keq i mundshëm, ai ka zhvilluar një dialog pa parime, ne  i kemi kërkuar që të respektohet kushtetuta, sovraniteti , integriteti territorial i Kosovës gjë që nuk e ka bërë”, u shpreh Kadrijaj.

Kadrijaj ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së koordinimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, duke përmendur se në luftë dhe në ndërtimin e shtetit, Kosova ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Quintit

Ajo ka paralajmëruar se veprimet e pakoordinuara të qeverisë aktuale mund të çojnë në masa shtesë dhe ndoshta në reagime të tjera që do të rrezikojnë më tej rrugën evropiane të Kosovës.

Kadrijaj ka përfunduar duke kërkuar që qeveria të ndalë praktikat e njëanshme dhe të kthehet në një qasje më të përgjegjshme dhe të mire koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe të dobishme për të gjitha palët e përfshira në dialog.

“Ne luftën e kemi bërë bashkë me aleatët ,shtetin e kemi bashkë me aleatët dhe ne nuk guxojmë një anshëm të veprojmë sepse është  në interesin  e  Kosovës , i kemi partnerë afatgjatë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe vendet e tjera të Quintit sepse pa përkrahjen e tyre rruga evropiane do të stopohet

Ne dimë që Kosova është e sanksionuar dhe me veprimet e tjera që nxit  ndonjë reagim ,që nxit konflikt të ri  po thuhet që do të kemi masa të tjera shtesë dhe veprimet e pakoordinuar me aleatët tanë po e dëmtojnë  Kosovën, kështu që duhet koordinuar me aleatë në veprim siç edhe ka thënë emisari për dialogun Miroslav Lajçak”, përfundoi Kadrijaj.