Avni Arifi: Hapja e Urës së Ibrit shkas për konfrontim me SHBA-të e BE-në

Ish kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi ka reaguar pas paralajmërimit të Bashkimi Evropian, se nëse Kosova vazhdon me zhvillimet në veri do të merr masa të reja. Arifi deklaroi për Front Online se Kosova e ka zgjedhë një rrugë që të konfrontohet me SHBA dhe BE. Ai thotë se hapja e Urës së Ibrit […]

Avni Arifi: Hapja e Urës së Ibrit shkas për konfrontim me SHBA-të e BE-në
avni-arifi:-hapja-e-ures-se-ibrit-shkas-per-konfrontim-me-shba-te-e-be-ne

avni-arifi:-hapja-e-ures-se-ibrit-shkas-per-konfrontim-me-shba-te-e-be-ne


Ish kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi ka reaguar pas paralajmërimit të Bashkimi Evropian, se nëse Kosova vazhdon me zhvillimet në veri do të merr masa të reja.

Arifi deklaroi për Front Online se Kosova e ka zgjedhë një rrugë që të konfrontohet me SHBA dhe BE.

Ai thotë se hapja e Urës së Ibrit është vetëm shkas se s’ka të bëjë në të vërtetë me të.

“Kosova e ka zgjedhë një rrugë të re, rruga që nuk e ka pas më herët, kjo që po duket të jetë rrugë e konfrontimit me SHBA dhe BE. Në 100 vitet e fundit asnjë vendi nuk i ka sjellë asnjë të mirë as vendeve që kanë qenë me sovranitet të pa sfiduar dhe shumë të forta. Konfrontimi s’ka të bëjë më me urën. Ura është vetëm shkas”, deklaroi Arifi.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano të enjten ka deklaruar se nëse situata në veri nuk ndryshon, Kosova do të merr masa të reja.

”Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do bëjmë? – kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë janë mendimit se ato duhet të shtohen. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do shohim të marrim nëse situata nuk ndryshon”.