Kadrijaj: Osmani po favorizohet nga aletatët, Kurti asnjë ftesë për vizitë zyrtare

Time Kadrijaj, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme thotë për “Front Online”  se presidentja Osmani po favorizohet nga aletatët kundrejt kryeministrit Kurtit që nuk ka asnjë ftesë për, nga asnjë shtet, për ndonjë vizitë zyrtare. “Presidentja Osmani mirë po i realizon këto vizita sepse si Kosovë kemi mbetë të pa përfaqsuar, sepse nëse e […]

Kadrijaj: Osmani po favorizohet nga aletatët, Kurti asnjë ftesë për vizitë zyrtare
kadrijaj:-osmani-po-favorizohet-nga-aletatet,-kurti-asnje-ftese-per-vizite-zyrtare

kadrijaj:-osmani-po-favorizohet-nga-aletatet,-kurti-asnje-ftese-per-vizite-zyrtare


Time Kadrijaj, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme thotë për “Front Online”  se presidentja Osmani po favorizohet nga aletatët kundrejt kryeministrit Kurtit që nuk ka asnjë ftesë për, nga asnjë shtet, për ndonjë vizitë zyrtare.

“Presidentja Osmani mirë po i realizon këto vizita sepse si Kosovë kemi mbetë të pa përfaqsuar, sepse nëse e shohim kryeministrin nuk është i ftuar nga asnjë shtet/vend për ndonjë vizitë zyrtare dhe takimet e vetme që i ka Kurti janë në konferenca dhe janë takime biletarale. Asnjë vizitë apo ftesë tjetër nuk e ka dhe në këtë prizëm ka dëmtuar rrugën rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës”, thotë ajo.

Kadrijaj konsideron se kësisoji po dëmtohet rrugëtimi i Koosvës drejt Evropës.

“Po shihet, me vizitat e fundit, deri diku është është e favorizuar Osmani me këto takime jashtë vendit, pasi Kurti nuk e ka asnjë kërkesë ta ketë ndonjë vizitë bilaterale. Në këtë prizëm po del në pahë znj.Osmani”, tha ajo.

Kadrijaj thotë se Osmani deri tani ka qenë nën hije të Kurtit, duke mos pasur guximin që ajo të dalë jashtë kornizave të tij.

“Presidentja ka qenë e heshtur në shumicën e kohës, qoftë edhe me aktivitete por edhe me deklarata, sepse ka qenë nën hijën e Albin Kurtit ose doke mos pasur guximin edhe jashta kornizave prej tij, ka qenë e heshtur. I kemi parë diferencat ose dallimet mes presidentes dhe kryeministrit. Ajo pra ka qenë e pazëshme dhe në fakt është ajo që duhet të jetë unifikuese”, tha Kadrijaj për Front Online.