Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar të mbrojë lirinë e demokracinë

Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë. Ajo përmes një videoje nga këto momente të ndarjes së çmimit tha se ky çmim është i popullit të Kosovës. “Një çmim për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar e sakrifikuar dhe që vazhdon me […]

Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar të mbrojë lirinë e demokracinë
osmani:-cmimi-m100-eshte-per-vete-popullin-e-kosoves-qe-ka-luftuar-te-mbroje-lirine-e-demokracine

osmani:-cmimi-m100-eshte-per-vete-popullin-e-kosoves-qe-ka-luftuar-te-mbroje-lirine-e-demokracine

Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë.

Ajo përmes një videoje nga këto momente të ndarjes së çmimit tha se ky çmim është i popullit të Kosovës.

“Një çmim për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar e sakrifikuar dhe që vazhdon me vendosmëri të palëkundur të mbrojë lirinë dhe demokracinë. Faleminderit M100 për këtë nder”, ka shkruar Osmani.

Ajo më herët deklaroi se demokracia, sundimi i ligjit, integrimi i Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike “janë dhe do të jenë gjithnjë udhërrëfyes në rrugën përpara”.