Aleati i Putinit akuzon NATO-n dhe Perëndimin se kanë ndihmuar Ukrainën të sulmojë Rusinë

Aleati i Vladimir Putin akuzon NATO-n dhe Perëndimin se kanë ndihmuar Ukrainën të sulmojë Rusinë. Sipas Reuters, kreu i Këshillit Detar dhe një aleat i Vladimir Putinit, Nikolai Patrushev, tha të premten se “aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA dhe Perëndimi janë të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e sulmit të Ukrainës në  rajonin Kursk  të Rusisë “. [...]Read More...

Aleati i Putinit akuzon NATO-n dhe Perëndimin se kanë ndihmuar Ukrainën të sulmojë Rusinë

Aleati i Vladimir Putin akuzon NATO-n dhe Perëndimin se kanë ndihmuar Ukrainën të sulmojë Rusinë.

Sipas Reuters, kreu i Këshillit Detar dhe një aleat i Vladimir Putinit, Nikolai Patrushev, tha të premten se “aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA dhe Perëndimi janë të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e sulmit të Ukrainës në  rajonin Kursk  të Rusisë “.

Patrushev, në një intervistë për gazetën Izvestia, këmbënguli se pretendimet e Shteteve të Bashkuara se nuk ishin përfshirë në sulm ishin të pavërteta.

Operacioni në rajonin e Kurskut ishte planifikuar gjithashtu me pjesëmarrjen e NATO-s dhe shërbimeve speciale perëndimore,” citohet të ketë thënë Patrushev.

Ukraina kontrollon 82 komunitete dhe 1,150 kilometra katrorë në rajonin kufitar rus të Kursk, duke përfshirë qytetin Sunja, më i madhi në rajon, njoftoi të enjten shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Shirsky.

“Në total, që nga fillimi i operacioneve në rajonin e Kurskut, trupat tona kanë avancuar në një thellësi prej 35 kilometrash”, tha shefi i ushtrisë gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky./abcnews.al