Ambasadorët e vendeve të QUINT-it përfundojnë takimin me Kurtin

Kurti largohet nga Qeveria pa e thënë asnjë fjalë pas takimit me ambasadorët The post Ambasadorët e vendeve të QUINT-it përfundojnë takimin me Kurtin appeared first on Albinfo.

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it përfundojnë takimin me Kurtin

Ambasadorët e vendeve të QUINT i shkuan këtë mëngjes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier në një deklarim shumë të shkurtër pas takimit, u shpreh që në konsultim me NATO-n, nuk e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit.

“Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe BE-së u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës“, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë duke dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Por kryeministri Kurti si shpesh herë edhe sot zgjodhi që të mos e thotë asnjë fjalë e vetëm të ngutet për t’u future në veturë.

Kurti nuk deshi të deklarohet në lidhje me deklaratën që sapo u dha nga ambasadorët e QUIN-it , të cilët ia bënë të ditur se janë kundër çdo ndërrimi të statusit të Urës së Ibrit.

Ani pse Kurti vazhdimisht është deklaruar pro mundësisë për hapjen e Urës së Ibrit, derisa thoshte se kjo nuk i pengon askujt por një mundësi e tillë del të jetë problematike.

Madje një deklarim pati dje edhe nga Bashkimi Evropian, ku u tha se rihapja e Urës së Ibrit është çështje që përcaktohet me dialogun Kosovë-Serbi.

The post Ambasadorët e vendeve të QUINT-it përfundojnë takimin me Kurtin appeared first on Albinfo.