Një festë magjepsëse e Ditës Kombëtare të Zvicrës për 733 vjetorin e pavarësisë në Kosovë

Jürg Sprecher iu drejtua qindra të ftuarve dhe partnerëve në pritjen për të shënuar Ditën Kombëtare të Zvicrës. The post Një festë magjepsëse e Ditës Kombëtare të Zvicrës për 733 vjetorin e pavarësisë në Kosovë appeared first on Albinfo.

Një festë magjepsëse e Ditës Kombëtare të Zvicrës për 733 vjetorin e pavarësisë në Kosovë

Dita Kombëtare e Zvicrës u festua edhe në Kosovë me pritje solemne nga Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, shkruan albinfo.ch.

Jürg Sprecher iu drejtua qindra të ftuarve dhe partnerëve në pritjen për të shënuar Ditën Kombëtare të Zvicrës.

ZKM-1-8-2023-8

Në festën e sivjetme të Ditës Kombëtare të Zvicrës, pati përfaqësues nga komuniteti diplomatik zviceran, nga qeveria e Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me stafin e tij qeveritar, si dhe nga shoqëria civile dhe media.

Në fjalimin e tij, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, falenderoi të gjithë të pranishimit që ndanë kohë për të festuar së bashku “Ditën Kombëtare të Zvicrës” në 733 vjetorin e pavarësisë.

Ambasadori theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës për vite me radhë.

ZKM-1-8-2023-9

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në këtë event feste kushtuar shtetit të Zvicrës, teksa e quajti një aleat kyç shtetin e Zvicrës, fjalën e tij kryeministri Kurti e filloi duke falënderuar Zvicrën për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës përgjatë viteve e miqësinë mes shteteve tona, si dhe theksoi veçanërisht strehimin e refugjatëve atje gjatë luftës së fundit dhe gjenocidit ndaj vendit tonë.

“Me kalimin e kohës, lidhjet tona janë intensifikuar dhe janë zgjeruar. Ne kemi bashkëpunuar në fushën e sigurisë dhe jemi mirënjohës për vendosjen e misionit Swisscoy, e cila ka rritur sigurinë e vendit tonë. Agjencia Zvicerane për Zhvillim ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi, ndër shumë bashkëpunime të tjera.” u shpreh kryeministri.

Më tej, ai përmendi dhe mbajtjen e takimit të parë të grupeve parlamentare të miqësisë Kosovë-Zvicër si dhe vlerësoi mbështetjen e Zvicrës në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, e në veçanti Këshillit të Evropës, por edhe shkëmbimet tregtare dhe përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në EFTA dhe rritjen e eksporteve me Zvicrën me rreth 26% në pesë vitet e fundit.

“Kryeministri rikujtoi dhe vizitat e shpeshta dhe ato të fundit drejt Zvicrës, të cilat kanë shërbyer jo vetëm në thellimin e marrëdhënieve mes shteteve, por edhe rritjes së kontakteve me diasporën tonë atje, e cila po luan një rol gjithmonë e më të rëndësishëm në investime drejt vendit tonë si dhe në jetën shoqërore në Zvicër, përfshirë atë politike ku zvicerani i parë me origjinë shqiptare Islam Alijaj u zgjedh dhe si pjesë e Këshillit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

ZKM-1-8-2023-15

ZKM-1-8-2023-18

ZKM-1-8-2023-1

ZKM-1-8-2023-6

ZKM-1-8-2023-7

Edhe tenori me famë botërore, Ramë Lahaj ishte pjesë e mbrëmjes, duke ndarë momente argëtuese dhe emocionuse me zërin e tij, ekskluzivisht për festën kushtuar Zvicrës. /Albinfo.ch

 

 

 

 

The post Një festë magjepsëse e Ditës Kombëtare të Zvicrës për 733 vjetorin e pavarësisë në Kosovë appeared first on Albinfo.