Amerika do t’i dërgojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 125 milionë dollarë

Këtë të premte, SHBA njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 125 milionë dollarë, e cila do të përfshijë raketa Stinger, municion artilerie dhe sisteme antitank. Ndihma ushtarake do të jetë kësti i 10-të i pajisjeve për Ukrainën që kur presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi amendamentin e sigurisë kombëtare në prill, u [...]Read More...

Amerika do t’i dërgojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 125 milionë dollarë

Këtë të premte, SHBA njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 125 milionë dollarë, e cila do të përfshijë raketa Stinger, municion artilerie dhe sisteme antitank.

Ndihma ushtarake do të jetë kësti i 10-të i pajisjeve për Ukrainën që kur presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi amendamentin e sigurisë kombëtare në prill, u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, në një konferencë telefonike, raportoi Reuters.

Që nga gushti 2021, SHBA ka dërguar paketën e 20-të të ndihmës në Ukrainë përmes USAI-t dhe këstin e 62-të të pajisjeve të siguruara nga stoku i Departamentit të Mbrojtjes./abcnews.al