Francë/ Vazhdojnë bisedimet për një kryeministër të ri. E majta bën thirrje kundër Macron

Vazhdojnë edhe sot bisedimet për emërimin e kryeministrit, me ngërçin politik që intensifikohet dita-ditës deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Presidenti francez, të martën foli për rrezikun e emërimit të një kryeministri, nga shkallët e Elysee dhe u tha gazetarëve se puna po vazhdon. Pasi përjashtoi emërimin e një kryeministri nga koalicioni i krahut të [...]Read More...

Francë/ Vazhdojnë bisedimet për një kryeministër të ri. E majta bën thirrje kundër Macron

Vazhdojnë edhe sot bisedimet për emërimin e kryeministrit, me ngërçin politik që intensifikohet dita-ditës deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Presidenti francez, të martën foli për rrezikun e emërimit të një kryeministri, nga shkallët e Elysee dhe u tha gazetarëve se puna po vazhdon.

Pasi përjashtoi emërimin e një kryeministri nga koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor (NFP), i cili fitoi shumicën e vendeve në parlament në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të korrikut, partia e majtë e Jean-Luc Mélenchon, bëri thirrje për demonstrata më 7 shtator, ndërsa socialistët dhe drejtuesit e Partisë Komuniste thanë gjithashtu se do të dilnin në rrugë në shenjë proteste ndaj refuzimit të Macron për të emëruar një kryeministër nga e majta.

Më shumë se shtatë javë pas zgjedhjeve parlamentare që u kushtuan aleatëve të tij shumicën e tyre relative, Macron ende nuk ka emëruar një kryeministër të ri për të pasuar qeverinë aktuale të përkohshme.

Presidenti tha të martën se po takohej me “këdo që dëshiron të vijë dhe të punojë për interesin më të lartë kombëtar” pasi disa raunde bisedimesh gjatë fundjavës dhe të hënën nuk arritën të gjenin një zgjidhje.

Kujtojmë se Fronti i Ri Popullor doli i pari në zgjedhjet e korrikut, por larg shumicës absolute.

Në Asamblenë Kombëtare me 577 vende, NFP ka mbi 190 vende, e ndjekur nga aleanca qendrore e Macron me rreth 160 vende dhe Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) e Marine Le Pen ka 140 vende.

Macron ka thënë se një qeveri e krahut të majtë do të përbënte një “kërcënim për stabilitetin institucional”, pasi ato do të refuzoheshin menjëherë nga një votë mosbesimi në parlamentin shumëpartiak.

Në vend të kësaj, ai u bëri thirrje socialistëve, ambientalistëve dhe komunistëve në aleancën e majtë që të “bashkëpunojnë me forcat e tjera politike”.