Ushtria ruse rifitoi kontrollin mbi rreth 10 vendbanime në rajonin e Kurskut

Ushtria ruse ka rimarrë kontrollin e rreth 10 vendbanimeve në rajonin e Kurskut nga forcat ukrainase, tha këtë të mërkurë zëvendësshefi i Drejtorisë kryesore Ushtarako-Politike të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe komandanti i Forcave Speciale Akhmat Apti Alaudinov. “Situata jonë është e mirë… njësitë tona kanë shkuar në ofensivë. Dje dhe sot në [...]Read More...

Ushtria ruse rifitoi kontrollin mbi rreth 10 vendbanime në rajonin e Kurskut

Ushtria ruse ka rimarrë kontrollin e rreth 10 vendbanimeve në rajonin e Kurskut nga forcat ukrainase, tha këtë të mërkurë zëvendësshefi i Drejtorisë kryesore Ushtarako-Politike të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe komandanti i Forcave Speciale Akhmat Apti Alaudinov.

“Situata jonë është e mirë… njësitë tona kanë shkuar në ofensivë. Dje dhe sot në këtë drejtim janë çliruar gjithsej rreth 10 vendbanime në rajonin e Kurskut”, deklaroi ai.

Sulmi masiv i ushtrisë ukrainase në rajonin e Kurskut filloi më 6 gusht, pas së cilës në atë rajon u shpall gjendje e jashtëzakonshme federale.

Sipas Ministrisë Ruse të Situatave Emergjente, më shumë se 10,000 banorë të evakuuar, përfshirë më shumë se 2,700 fëmijë, janë vendosur në 200 qendra akomodimi të përkohshëm në 31 rajone ruse./abcnews.al