“Harris më e përgatitur, e fitoi debatin”/ Sulaj: Mori epërsinë që kur i dha dorën Trump. Kandidatët janë “kokë më kokë”

Gazetari Saimir Sulaj thotë se zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris e fitoi debatin presidencial ndaj kandidatit republikan, Donald Trump, sipas sondazheve të fundit në SHBA. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Sulaj u shpreh se Harris mori epërsinë që në fillim të debatit, teksa i dha dorën Trump, megjithëse sipas tij, ajo iu [...]Read More...

“Harris më e përgatitur, e fitoi debatin”/ Sulaj: Mori epërsinë që kur i dha dorën Trump. Kandidatët janë “kokë më kokë”

Gazetari Saimir Sulaj thotë se zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris e fitoi debatin presidencial ndaj kandidatit republikan, Donald Trump, sipas sondazheve të fundit në SHBA.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Sulaj u shpreh se Harris mori epërsinë që në fillim të debatit, teksa i dha dorën Trump, megjithëse sipas tij, ajo iu shmang çështjes së ekonomisë dhe emigracionit.

Sulaj shtoi se Trump ende nuk ka konfirmuar nëse do të zhvillojë një tjetër debat kundër Harris. Sipas tij, Harris dhe Trump janë “kokë më kokë”, pasi diferenca mes tyre është e papërfillshme.

“Mendimi i përgjithshëm, është që zonja Harris e fitoi debatin. Kemi një performancë më të mirë të kandidatit demokrat, duke kujtuar debatin e fundit në qershor, mes Biden dhe Trump. Zonja Harris e fitoi debatin, ishte më e përgatitur. Ishte në anën e demokratëve, çështja e moshës. Zonja Harris ishte përgatitur më mirë, ishte përgatitur për këtë debat, për një kohë të gjatë. Moderatorët, ishin më ndërhyrës te zoti Trump, por bënë një punë të mirë për kontrollimin e fakteve reale. Zonja Harris e fitoi debatin, por kishim disavantazh, ishin tre kundër një. Trump nuk e bnëro të qartë nëse do të kishte një debat të dytë me zonjën Harris. Zoti Trump nuk dha pëlqim të qartë nëse do e bënte ose jo. Kandidatët janë kokë më kokë, diferenca është shumë e vogël, e papërfillshme. Në momentin që flasim, janë shumë afër njëri-tjetrit”, theksoi ai./abcnews.al