Rusia: Nëse Kievi përdor armë me rreze të gjatë, do të përdorim armë më të fuqishme

Nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj i japin Ukrainës dritën jeshile për të përdorur armë me rreze të gjatë për sulme kundër Rusisë, Moska do të përdorë armë më të fuqishme. Ky paralajmërim u lëshua nga Vyacheslav Volodin, president i Dumës ruse, dhoma e ulët e parlamentit. “Uashingtoni dhe shtetet e tjera evropiane [...]Read More...

Rusia: Nëse Kievi përdor armë me rreze të gjatë, do të përdorim armë më të fuqishme

Nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj i japin Ukrainës dritën jeshile për të përdorur armë me rreze të gjatë për sulme kundër Rusisë, Moska do të përdorë armë më të fuqishme. Ky paralajmërim u lëshua nga Vyacheslav Volodin, president i Dumës ruse, dhoma e ulët e parlamentit.

“Uashingtoni dhe shtetet e tjera evropiane po i bashkohen luftës në Ukrainë. E gjithë kjo do të çojë në faktin se vendi ynë do të detyrohet të përgjigjet duke përdorur armë më të fuqishme dhe shkatërruese për të mbrojtur qytetarët e tij”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan Joe Bident tha se administrata e tij aktualisht po vendos nëse SHBA do të heqë kufizimet në përdorimin e armëve me rreze të gjatë nga Ukraina në luftën kundër Rusisë.

Aleatët e tjerë të Kievit po furnizojnë armët, por me kufizime se si dhe kur mund të përdoren në Rusi, nga shqetësimi se sulme të tilla mund të provokojnë hakmarrje që do t’i tërhiqte vendet e NATO-s në luftë ose do të shkaktonte një konflikt bërthamor./abcnews.al