Erdogan kundër Netanyahu: “Bashkëpunimi i aleatëve me Izraelin është i papranueshëm”

Rexhep Tajip Erdogan foli sërish kundër Izraelit dhe kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu për luftën në Gaza në një konferencë shtypi që dha në përfundim të Samitit të NATO-s në Uashington. Ai konfirmoi gjithashtu se Turqia po kërkon të bashkohet me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait si një anëtare e plotë. Presidenti turk përsëriti edhe një [...]Read More...

Erdogan kundër Netanyahu: “Bashkëpunimi i aleatëve me Izraelin është i papranueshëm”

Rexhep Tajip Erdogan foli sërish kundër Izraelit dhe kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu për luftën në Gaza në një konferencë shtypi që dha në përfundim të Samitit të NATO-s në Uashington.

Ai konfirmoi gjithashtu se Turqia po kërkon të bashkohet me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait si një anëtare e plotë.

Presidenti turk përsëriti edhe një herë se “një masakër e madhe po ndodh në Gaza që nga 7 tetori” dhe pretendoi se Izraeli këmbëngul të mos zbatojë atë që kërkohet nga gjykata ndërkombëtare në Hagë, në të cilën akuzohet për gjenocid.

“Me politikat e saj ekspansioniste dhe të pamatura, qeveria Netanyahu rrezikon sigurinë jo vetëm të qytetarëve të saj, por të gjithë rajonit.

Jemi përballë një strukture që nuk njeh asnjë ligj”, vazhdoi ai dhe e quajti të papranueshme mbështetjen e vazhdueshme ushtarake për Izraelin nga vendet aleate.

“Është e papranueshme që qeveria izraelite, e cila shkel vlerat themelore të aleancës sonë, të ruajë marrëdhëniet e saj me NATO-n. Iniciativat në këtë fushë nuk do të miratohen nga Turqia”, tha ai.

Ai përsëriti gjithashtu propozimin e tij për një zgjidhje me dy shtete bazuar në kufijtë e vitit 1967. Siç tha ai, Turqia nuk do të hezitojë të ndërmarrë asnjë iniciativë nëse duhet të bëhet një vend garantues.

/abcnews.al