Gjenden mbi 40 kg kokainë kokainë në disa supermarkete franceze, ishin futur në kutitë e bananeve

Dhjetëra kilogramë kokainë janë gjetur në dërgesate bananeve në katër dyqane të një zinxhiri supermarketesh franceze, ndërsa policia mbetet e pasigurt se kush ishte marrësi i synuar. Stafi në degët e Grand Frais në rajonin Bourgogne-Franche-Comté në Francën lindore u habit kur gjeti 40 kg dhe 50 kg drogë të fshehura në banane. Tani detektivët [...]Read More...

Gjenden mbi 40 kg kokainë kokainë në disa supermarkete franceze, ishin futur në kutitë e bananeve

Dhjetëra kilogramë kokainë janë gjetur në dërgesate bananeve në katër dyqane të një zinxhiri supermarketesh franceze, ndërsa policia mbetet e pasigurt se kush ishte marrësi i synuar.

Stafi në degët e Grand Frais në rajonin Bourgogne-Franche-Comté në Francën lindore u habit kur gjeti 40 kg dhe 50 kg drogë të fshehura në banane. Tani detektivët po përpiqen të zgjidhin misterin se si droga, që besohet se e kishte origjinën në Kolumbi, u fut në paleta dhe për kë ishin të destinuara.

Prokuroria tha se 10 kg kokainë ishin gjetur në dorëzimin e frutave në dyqanin Grand Frais në Beaune. Midis 10 kg dhe 12 kg u gjetën në dërgesa të ngjashme në tre dyqane të tjera.

Një zëdhënës i Grand Frais tha: “Ne po punojmë ngushtë me policinë për të siguruar që hetimi të ecë pa probleme dhe që stafi dhe klientët tanë të jenë të sigurt.”

Supermarketi refuzoi të jepte informacione të mëtejshme./abcnews.al