Arratisje nga spitali psikiatrik/ Gjermani, ikin 4 të burgosur, mes tyre një shqiptar
Katër të burgosur janë arratisur nga një spital psikiatrik në Gjermani, ku mes tyre edhe një shqiptar i Kosovës, 27 vjeçari Zeqir Beqiri. 4 burrat u arratisën mbrëmjen e të shtunës nga spitali psikiatirik në Bavari rreth orës 21:00 pasi kërcënuan një punonjës të spitalit me thikë. Autoritetet gjermane kanë publikuar fotot e 4 të [...]Read More...
Katër të burgosur janë arratisur nga një spital psikiatrik në Gjermani, ku mes tyre edhe një shqiptar i Kosovës, 27 vjeçari Zeqir Beqiri.
4 burrat u arratisën mbrëmjen e të shtunës nga spitali psikiatirik në Bavari rreth orës 21:00 pasi kërcënuan një punonjës të spitalit me thikë.
Autoritetet gjermane kanë publikuar fotot e 4 të dënuarve ndërsa thonë se ato janë larguar drejt Alburgut.
Në mesin e 4 të arratisurve, përveç shqiptarit të Kosovës, ishin edhe një 31 vjeçar boshnjak dhe dy 28 vjeçarë gjermanë.
Policia gjermane bëri thirrje duke thënë se kushdo që i sheh të arratisurit duhet të telefonojë menjëherë autoritetet pasi këta individë janë të rrezikshëm.
Sipas asaj që kanë deklaruar autoritetet në Gjermani, 2 prej të dënuarve po vuanin dënimin e tyre në këtë spital për trafik droge dhe dy të tjerë për vjedhje.
Për të gjetur 4 të arratisurit e dënuar janë vënë në dispozicion qindra police si dhe disa helikopterë./abcnews.al