Shefi i ri politik i Hamasit: Do të vazhdojmë negociatat për armëpushim në Gaza

Hamasi do të vazhdojë negociatat për armëpushimin në Gaza pas zgjedhjes së Yahya Sinwar si liderin e ri politik. “Negociatat u menaxhuan nga udhëheqja dhe Sinwar nuk ishte larg procesit të negociatave. Ai ishte pjesë e detajeve të tij,” tha Osama Hamdan. Hamasi emëroi Sinëar si shefin e ri politik të martën për të pasuar [...]Read More...

Shefi i ri politik i Hamasit: Do të vazhdojmë negociatat për armëpushim në Gaza

Hamasi do të vazhdojë negociatat për armëpushimin në Gaza pas zgjedhjes së Yahya Sinwar si liderin e ri politik.

“Negociatat u menaxhuan nga udhëheqja dhe Sinwar nuk ishte larg procesit të negociatave. Ai ishte pjesë e detajeve të tij,” tha Osama Hamdan.

Hamasi emëroi Sinëar si shefin e ri politik të martën për të pasuar Ismail Haniyeh, i cili u vra në Teheran më 31 korrik.

Hamasi dhe Irani kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e vrasjes së Haniyeh, por Tel Avivi nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë.

“Procesi i negociatave do të vazhdojë. Problemi nuk ishte Hamasi, por Izraeli, (Kryeministri Benjamin) Netanyahu dhe SHBA, e cila nuk ishte e sinqertë në ndërmjetësimin e saj apo në përpjekjen e saj për të nxitur një armëpushim.”, u shpreh ai.

Për muaj të tërë, SHBA, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar një shkëmbim të burgosurish dhe armëpushim dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

/abcnews.al