Aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale nis nga periudha gusht 2024

Me qëllim që të përmbushen saktë detyrimet tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të fillojë nga periudha gusht 2024. Me anë të një kumtese për media theksohet se deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do […]

Aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale nis nga periudha gusht 2024
aplikimi-i-shkalleve-te-reja-per-tatimin-ne-te-ardhura-personale-nis-nga-periudha-gusht-2024

aplikimi-i-shkalleve-te-reja-per-tatimin-ne-te-ardhura-personale-nis-nga-periudha-gusht-2024

Me qëllim që të përmbushen saktë detyrimet tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të fillojë nga periudha gusht 2024.

Me anë të një kumtese për media theksohet se deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142.

“Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se të gjitha konfigurimet në Sistemin Elektronik EDI do t’i bëjë me kohë dhe varësisht se për cilën periudhë tatimore do të bëhet deklarimi dhe pagesa e tatimit, sistemi do t’ju mundësojë deklarimin dhe pagesën e tatimit në përputhje me Ligjin në fuqi”, thuhet në njoftim të ATK-së.