Arabia Saudite: Vrasja e Haniyeh, shkelje flagrante e sovranitetit të Iranit

Arabia Saudite ka dënuar vrasjen e javës së kaluar në Teheran të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, si një “shkelje flagrante” të sovranitetit të Iranit, në komentin e saj të parë mbi sulmin. Vrasja e Haniyeh “është një shkelje flagrante e sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit… dhe përbën [...]Read More...

Arabia Saudite: Vrasja e Haniyeh, shkelje flagrante e sovranitetit të Iranit

Arabia Saudite ka dënuar vrasjen e javës së kaluar në Teheran të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, si një “shkelje flagrante” të sovranitetit të Iranit, në komentin e saj të parë mbi sulmin.

Vrasja e Haniyeh “është një shkelje flagrante e sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit… dhe përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale”, tha zëvendësministri i Jashtëm saudit Waleed bin Abdulkarim El-Khereiji.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin në hakmarrje për sulmin terrorist të 7 tetorit, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng 250 të tjerë.

Në ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë rreth 40 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, ndërsa Izraeli thotë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit./abcnews.al