Vrasja e pengjeve izraelite nga Hamasi, protesta në mbarë vendin, rritet presioni ndaj kryeministrit Netanyahu

Vrasja e gjashtë pengjeve izralite nga Hamasi ka ngjallur zemërim dhe revoltë tek qytetarët. Mijëra persona janë bërë bashkë dhe kanë dalë në rrugë duke protestuar dhe kërkuar kthimin e pengjeve të mbetur në shtëpi. Shumë prej protestuesve të revoltuar kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, për mos arritjen e një marrëveshje [...]Read More...

Vrasja e pengjeve izraelite nga Hamasi, protesta në mbarë vendin, rritet presioni ndaj kryeministrit Netanyahu

Vrasja e gjashtë pengjeve izralite nga Hamasi ka ngjallur zemërim dhe revoltë tek qytetarët.

Mijëra persona janë bërë bashkë dhe kanë dalë në rrugë duke protestuar dhe kërkuar kthimin e pengjeve të mbetur në shtëpi. Shumë prej protestuesve të revoltuar kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, për mos arritjen e një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetur.

Shumë prej tyre besojnë se kryeministri Netanyahu nu dëshiron një marrëveshje armëpushimi. Presioni mbi kryeministrin izraelit sa vjen dhe rritet. Gjithashtu ditën e nesërme është paralajmëruar mbajtje e një greve. Kryetari i Tel Avivit, Ron Huldai thotë se bashkia do t’i bashkohet grevave të nesërme.

Po ashtu edhe familjet e pengjeve të vrarë, po bëjnë thirrje që të arrihet menjëherë një marrëveshje për të siguruar lirimin e atyre që ende mbahen robër.

/abcnews.al/