Lufta në Gaza/ Hamasi: Nëse Netanyahu nuk pajtohet me planin e Biden, pengjet nuk do ta shohin dritën e ditës

Akuzat kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut dhe bashkëpunëtorëve të tij të qeverisë, një zyrtar i lartë i Hamasit hodhi sot për faktin se ende nuk është arritur një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi i pengjeve. Një lider i Hamasit, Ayzat A-Rishek theksoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është ai që po bllokon marrëveshjen e armëpushimit në [...]Read More...

Lufta në Gaza/ Hamasi: Nëse Netanyahu nuk pajtohet me planin e Biden, pengjet nuk do ta shohin dritën e ditës

Akuzat kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut dhe bashkëpunëtorëve të tij të qeverisë, një zyrtar i lartë i Hamasit hodhi sot për faktin se ende nuk është arritur një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi i pengjeve.

Një lider i Hamasit, Ayzat A-Rishek theksoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është ai që po bllokon marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. Ai deklaroi se “nëse nuk i bëhet presion Netanyahut për të zbatuar atë që ishte rënë dakord në draftin e Bidenit, pengjet nuk do ta shohin dritën e ditës. .”

Sipas tij, organizata palestineze nuk do të pranojë të kthehet për të rifilluar negociatat “dhe të shohë kërkesat e reja të Netanyahut si bazë” për to.

Ai shtoi gjithashtu se raportet nga Izraeli dhe SHBA për kërkesat e reja nga Hamasi janë “gënjeshtra dhe një përpjekje për të shmangur zbatimin e një marrëveshjeje dhe sabotim të negociatave”.

/abcnews.al