Arrestimi i themeluesit të Telegram, ambasada ruse në Paris kërkon shpjegim për arsyen e ndalimit

Ambasada ruse në Paris u ka kërkuar autoriteteve franceze që të shpjegojnë arsyet e ndalimit të themeluesit të Telegram, Pavel Durov, duke thënë se deri më tani kanë refuzuar të bashkëpunojnë për këtë çështje. “Pasi lajmi për arrestimin e Pavel Durovit u shfaq në media, ne kërkuam menjëherë autoritetet franceze të sqarojnë arsyet e arrestimit, [...]Read More...

Arrestimi i themeluesit të Telegram, ambasada ruse në Paris kërkon shpjegim për arsyen e ndalimit

Ambasada ruse në Paris u ka kërkuar autoriteteve franceze që të shpjegojnë arsyet e ndalimit të themeluesit të Telegram, Pavel Durov, duke thënë se deri më tani kanë refuzuar të bashkëpunojnë për këtë çështje.

“Pasi lajmi për arrestimin e Pavel Durovit u shfaq në media, ne kërkuam menjëherë autoritetet franceze të sqarojnë arsyet e arrestimit, kërkuam që nga sot të mbrohen të drejtat e tij dhe të sigurohet aksesi konsullor, por autoritetet franceze shmangën ndërveprimin për këtë çështje. ”, tha zyra e shtypit të misionit diplomatik rus në Paris, raportojnë mediat ruse.

Themeluesi i Telegram, i cili ka nënshtetësi franceze, u ndalua mbrëmë në aeroportin e Parisit Bourges menjëherë pasi kishte dalë nga avioni privat me të cilin fluturoi nga Azerbajxhani.

Sipas mediave lokale, gjyqësori francez beson se Durov është i përfshirë në krime të shumta dhe mund të përballet me akuza për terrorizëm, trafik droge, mashtrim dhe pastrim parash./abcnews.al