Detaje nga aksidenti tragjik me 11 të vdekur në Turqi, dyshohet se shoferin e kishte zënë gjumi

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve si pasojë e aksidentit tragjik mëngjesin e kësaj të premteje në provincën Polatli, pranë Ankarasë në Turqi, ndërsa 26 kanë mbetur të plagosur. ???? Ankara’dan Polatlı istikametine gitmekte olan 04 AAV 951 plakalı Ağrı Seç Turizm’e ait yolcu otobüsü, saat 05.00 sıralarında, henüz belirlenemeyen nedenle kontrolden çıkarak [...]Read More...

Detaje nga aksidenti tragjik me 11 të vdekur në Turqi, dyshohet se shoferin e kishte zënë gjumi

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve si pasojë e aksidentit tragjik mëngjesin e kësaj të premteje në provincën Polatli, pranë Ankarasë në Turqi, ndërsa 26 kanë mbetur të plagosur.

Një autobus pasagjerësh, i cili po vinte nga Izmiri doli nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe më pas me kolonat e një ure mbikalimi.

Dhjetëra zjarrfikës ndërhynë për nxjerrjen e të gjithë  pasagjerëve nga autobusi dhe më pas autoambulancat transportuan personat e plagosur drejt spitaleve të zonës.

Guvernatori i Ankarasë deklaroi se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit. Ministri i Drejtësisë njoftoi se ka nisur një hetim gjyqësor me tre prokurorë të cilët po hetojnë mbi shkaqet e aksidentin.

Në provincën Polatli,  korsia e rrugës ku ndodhi aksidenti u mbyll për qarkullim përkohësisht.

/abcnews.al