Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, sulmuan zyrtarët policorë

Katër persona kanë ofenduar e më pas kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitoren e veriut të Mitrovicës, të cilët më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani. Sipas tij, të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Knjaz […] The post Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, sulmuan zyrtarët policorë appeared first on Albinfo.

Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, sulmuan zyrtarët policorë

Katër persona kanë ofenduar e më pas kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitoren e veriut të Mitrovicës, të cilët më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Knjaz Milosh” dhe janë dërguar në stacionin policor, ku edhe më pas janë dërguar për kontroll mjekësor.


‘Më datë 10.09.2024 katër persona të moshës madhore kanë ofenduar e më pas kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitore të Mitrovicës veriore, e më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime. Njësitet policore kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën ’Knjaz Milosh’, të njëjtit janë dërguar në stacion policor, e më pas janë dërguar për kontroll mjekësor”, ka thënë Elshani.

Tutje ai tha se të njëjtit kanë kundërmuar alkool dhe u është bërë matja, pas së cilës ka dalë që tre nga ta janë nën ndikim të alkoolit.

Elshani theksoi se me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

 

The post Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, sulmuan zyrtarët policorë appeared first on Albinfo.