Pse u vra nga policia 18-vjeçari në Mynih?
Raportohet se një person 18-vjeçar është vrarë në Mynih nga policia e atjeshme. Fjala është për një person të armatosur, një shtetas austriak, me prejardhje nga Bosnjë e Hercegovina, i cili ishte i armatosur me armë të gjata dhe që nga policia ishte i njohur për lidhje me islamizmin radikal në Austri. Tani për tani […] The post Pse u vra nga policia 18-vjeçari në Mynih? appeared first on Albinfo.
Raportohet se një person 18-vjeçar është vrarë në Mynih nga policia e atjeshme.
Fjala është për një person të armatosur, një shtetas austriak, me prejardhje nga Bosnjë e Hercegovina, i cili ishte i armatosur me armë të gjata dhe që nga policia ishte i njohur për lidhje me islamizmin radikal në Austri.
Tani për tani nuk ka më shumë informacione për motivet e sulmit, por policia pohon se personi ka hapur zjarr pranë Qendrës së Dokumentacionit për Nazizmin në Mynih, e cila është pranë Konsullatës Izraelite në Mynih. Policia ka shtënë me armë dhe e ka vrarë atë. Policia sot ka ndërmarrë masa shumë të rrepta sigurie në Mynih, për faktin se sot është edhe përvjetori i masakrës në Mynih të 11 sportistëve dhe shoqëruesve të delegacionit izraelit gjatë Lojërave Olimpike në vitin 1972. Ata janë vrarë nga një grup palestinez me emrin Shtatori i Zi. Sot është mbajtur në Mynih edhe një takim komemorativ. Tani pritet të sqarohet motivi i vrasjes dhe pse ky 18-vjeçar erdhi atje me armë të gjatë dhe filloi të shtënat.
Për më shumë –
The post Pse u vra nga policia 18-vjeçari në Mynih? appeared first on Albinfo.