Shqiptarët e burgosur në Greqi, në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave
Të burgosurit shqiptarë në Greqi kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie, pasi sipas tyre, u janë shkelur të drejtat që u takojnë për lirimin me kusht. Në grevë janë futur edhe të dënuar të kombësive të tjera, teksa sipas deklaratës, ata kanë kërkuara nga institucionet e drejtësisë në Greqi që të merren masa […] The post Shqiptarët e burgosur në Greqi, në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave appeared first on Albinfo.
Të burgosurit shqiptarë në Greqi kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie, pasi sipas tyre, u janë shkelur të drejtat që u takojnë për lirimin me kusht.
Në grevë janë futur edhe të dënuar të kombësive të tjera, teksa sipas deklaratës, ata kanë kërkuara nga institucionet e drejtësisë në Greqi që të merren masa për kërkesat e tyre, raporton tvklan.al.
Ata po kërkojnë që të rregullohet kuadri ligjor për lirimet me kusht, në mënyrë që së pari të zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe të mos cenohet e drejta që të trajtohen me ligjin me të butë. Sipas të dënuarve, drejtësia greke nuk e njeh të drejtën e lirimit me kusht dhe se po i mban në burg në mënyrë të paligjshme, përcjell albinfo.ch.
Tutje thuhet se disa prej të dënuarve kanë 1-2 vjet që janë në pritje për t’u shqyrtuar kërkesat e tyre për lirim me kusht, ndërkohë janë afro 16 mijë të dënuar dhe të paraburgosur që deri në fund të korrikut mund t’u bashkohen grevës.
The post Shqiptarët e burgosur në Greqi, në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave appeared first on Albinfo.