Arrestohet i dyshuari për the’rjen me thi’kë në Deçan

Një person është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e therjes me thikë në Deçan mbrëmë më 8 shtator. Këtë  e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë. Ai ka thënë se policia në Deçan ka arritur të identifikojë vendndodhjen e të dyshuarit dhe më […]

Arrestohet i dyshuari për the’rjen me thi’kë në Deçan
arrestohet-i-dyshuari-per-the’rjen-me-thi’ke-ne-decan

arrestohet-i-dyshuari-per-the’rjen-me-thi’ke-ne-decan

Një person është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e therjes me thikë në Deçan mbrëmë më 8 shtator.

Këtë  e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka thënë se policia në Deçan ka arritur të identifikojë vendndodhjen e të dyshuarit dhe më pasë e ka arrestuar atë.

Arrestimi u bë sot rreth orës 12:00, si dhe vepra penale në fjalë është “vrasje në tentativë”.

Personi që është therur me thikë mbrëmë në Deçan, është në gjendje kritike për jetën. Kështu ka kuptuar Klan Kosova nga burimet e veta brenda QKUK-së ku edhe po trajtohet pacienti me iniciale Y.M.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Klan Kosova se i dyshuari është në arrati dhe se prokurori i rastit e ka dhënë autorizimin për arrestimin e tij.

Nikçi poashtu e ka konfirmuar se gjendja e personit në fjalë është kritike.

Për rastin ka njoftuar edhe policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, ku thuhet se i dyshuari pasi kishte sulmuar viktimën me thikë, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. I dyshuari sipas burimeve të Klanit, është nga fshati Irzniq i Deçanit.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thotë policia./Klankosova