Arrestohet në Teksas lideri i kartelit të drogës ‘Sinaloa’ të Meksikës

Lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas. I njohur si një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael “El Mayo” Zambada, 76 vjeç, themeloi organizatën kriminale me Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA. “Joaquin Guzman Lopez , djali [...]Read More...

Arrestohet në Teksas lideri i kartelit të drogës ‘Sinaloa’ të Meksikës

Lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas.

I njohur si një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael “El Mayo” Zambada, 76 vjeç, themeloi organizatën kriminale me Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA.

“Joaquin Guzman Lopez , djali i El Chapo u arrestua me të”, tha departamenti i drejtësisë amerikane, shkruan BBC.

Prokurorët amerikanë thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

/abcnews.al/