Asgjësohet 26 ton mish i refuzuar për import

Nën mbikëqyrjen e autoriteteve të kontrollit kufitar MIK bashkë me ATK-në, u asgjësua ngarkesa prej 26 022 kg mish. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila tha se ngarkesa ishte refuzuar me datë 23 Korrik, për shkak të mos ruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit. “Në pamundësi të kthimit […]

Asgjësohet 26 ton mish i refuzuar për import
asgjesohet-26-ton-mish-i-refuzuar-per-import

asgjesohet-26-ton-mish-i-refuzuar-per-import

Nën mbikëqyrjen e autoriteteve të kontrollit kufitar MIK bashkë me ATK-në, u asgjësua ngarkesa prej 26 022 kg mish.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila tha se ngarkesa ishte refuzuar me datë 23 Korrik, për shkak të mos ruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit.

“Në pamundësi të kthimit në vendin e origjinës. Operatori ekonomik ka paraqitur kërkesë për asgjësimin e mallit. Duke respektuar procedurat AUV pranon kërkesën për asgjësim. Ngarkesa e bllombuar dhe nën kontroll të autoriteteve është sjell nga porti i Durrësit në Prishtinë. E njëjta direkt përmes kompanisë se licencuar të mbeturinave është shkatërruar dhe asgjësuar në deponin e mbeturinave në Mirash Obiliq”, thotë AUV, duke shtuar se asgjësimi është realizuar duke u respektuar kushtet për shkatërrim të mallrave në vend-lokacion të caktuar për mbeturina dhe i gjithë procesi është zhvilluar me prezencën e zyrtareve shtetërorë.