AUV asgjëson mbi 21 ton peshk të llojit Merlic

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se mbi 21 ton peshk i llojit Merlic nuk i kanë lejuar të dalin në shitje nga operatori ekonomik që i ka importuar. Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se operatorit ekonomik i ishte kërkuar që këtë sasi të peshkut ta dërgojë në vendin […]

AUV asgjëson mbi 21 ton peshk të llojit Merlic
auv-asgjeson-mbi-21-ton-peshk-te-llojit-merlic

auv-asgjeson-mbi-21-ton-peshk-te-llojit-merlic

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se mbi 21 ton peshk i llojit Merlic nuk i kanë lejuar të dalin në shitje nga operatori ekonomik që i ka importuar.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se operatorit ekonomik i ishte kërkuar që këtë sasi të peshkut ta dërgojë në vendin e origjinës, por nuk ishte mundësia.

“Në pamundësi të kthimi asgjësohen 21,380 kg peshk i llojit Merluc produkt nga importi. Sipas legjislacionit në fuqi kjo sasi e peshkut nuk plotësonte kriteret ligjore për konsum publikë. Epiket inspektuese profesionale të mjekësisë veterinarë të AUV-së, në kontrolle fizikë organoleptik, vërejtën shenja të prezencë se parazitëve në produktin peshk i ngrirë”.

“Menjëherë sasi u ndalua për qarkullim në treg dhe e njëjta u mostrua për  konfirmim me anë të analizave laboratorike. Dyshimi i ngritur rezultoi se ishte evident, duke zbatuar procedurën mbi produktin u vendos masa e ndalese për qarkullim, e njëjta u bllokua  në depon e distributorit”.

“Biznesi nuk arriti brenda afatit kohorë të kthej produktin në vendin e origjinës, ai paraqiti kërkesën për asgjësim, proces ky i cili u krye në prezencë të inspektorëve”, thuhet në njoftim.