Avokati Taulant Hodaj: Sali Mustafës ka gjasa t’i ulët dënimi

Avokati Taulant Hodaj vlerëson se do t’i ulët dënimi me burgim Sali Mustafës i cili ndodhet në Hagë. Hodaj tha se Dhoma e Apelit konsideron dënime më të ulëta se ajo Supreme. “Ka shumë gjasa që do ti ulët dënimi pasi instruksionet e Dhomës Supreme janë të atilla që të drejtojnë që Dhoma e Apelit […]

Avokati Taulant Hodaj: Sali Mustafës ka gjasa t’i ulët dënimi
avokati-taulant-hodaj:-sali-mustafes-ka-gjasa-t’i-ulet-denimi

avokati-taulant-hodaj:-sali-mustafes-ka-gjasa-t’i-ulet-denimi


Avokati Taulant Hodaj vlerëson se do t’i ulët dënimi me burgim Sali Mustafës i cili ndodhet në Hagë.

Hodaj tha se Dhoma e Apelit konsideron dënime më të ulëta se ajo Supreme.

“Ka shumë gjasa që do ti ulët dënimi pasi instruksionet e Dhomës Supreme janë të atilla që të drejtojnë që Dhoma e Apelit duhet të konsideroj dënim më të ulët”, u shpreh ai.

Pas vendimit të Mustafës, edhe rastet e tjera të cilat po gjykohen në Hagë do të ndikohen për ulje të dënimit, thotë Hodaj.

“Ky rast do të jetë precedent edhe për rastet tjera sa i përket lartësisë së dënimit, pasi është vendim i Dhomës Supreme dhe si i tillë duhet të merret parasysh edhe nga dhomat tjera me rastin e vendosjes së lartësisë së dënimit dhe për ligjin i cili duhet të aplikohet”, deklaroi Hodaj.