Partia e Mickoskit s’e kursen Vjosa Osmanin: I ka shkelur protokollet dhe procedurat edhe më herët

Partia politike në pushtet i Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE, në një komunikatë në lidhje me incidentin në Aeroportin e Shkupit më 1 gusht, ku ishte përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shefja e shtetit të Kosovës ka bërë shkelje edhe më herët. Aty thuhet se “Vjosa Osmani kishte shkelur edhe më parë […]

Partia e Mickoskit s’e kursen Vjosa Osmanin: I ka shkelur protokollet dhe procedurat edhe më herët
partia-e-mickoskit-s’e-kursen-vjosa-osmanin:-i-ka-shkelur-protokollet-dhe-procedurat-edhe-me-heret

partia-e-mickoskit-s’e-kursen-vjosa-osmanin:-i-ka-shkelur-protokollet-dhe-procedurat-edhe-me-heret

Partia politike në pushtet i Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE, në një komunikatë në lidhje me incidentin në Aeroportin e Shkupit më 1 gusht, ku ishte përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shefja e shtetit të Kosovës ka bërë shkelje edhe më herët.

Aty thuhet se “Vjosa Osmani kishte shkelur edhe më parë protokollet dhe procedurat”. Por siç thonë ata partitë e atëhershme në pushtet, LSDM dhe BDI, kishin heshtur.

Në këtë komunikatë përmendet edhe padia ndaj sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Tutje, VMRO-DPMNE ka cituar edhe pjesë të një procesverbali rreth ngjarjeve, ku sipas tyre Presidentja e Kosovës ka kryer shkelje.

“Pas arritjes në sektorin VIP, ndërmjet përgjegjësit për protokollin e delegacionit dhe shërbimit të sigurisë së aeroportit, ka pasur një keqkuptim pasi ai, duke u thirrur në imunitetin diplomatik të presidentes, nuk është pajtuar që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kontrollohet në skaner,” thuhet në procesverbalin e datës 16.09.2023, thekson partia maqedonase që udhëheq qeverinë atje.

“E njëjta situatë u përsërit edhe më 9 tetor. Pala kosovare pretendon se falë imunitetit diplomatik, bagazhi i presidentes nuk duhet të kontrollohet”

“Pasi arritën në sektorin VIP, personi përgjegjës për sigurinë e delegacionit dhe drejtori i protokollit (që atë ditë ishte personi D.M me numër personal 5785) (nga delegacioni kosovar) u informua se nuk pajtohen që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kalojë në kontrollin e skanerit. Arsyet për këtë bazohen në imunitetin diplomatik të presidentes. Kapiteni i fluturimit dhe përfaqësuesi i “Croatia Airlines”, duke u thirrur në standardet ndërkombëtare dhe programin kombëtar të sigurisë, theksoi se derisa të kontrollohen bagazhi, ata nuk do të pranohen në fluturim,” thuhet në procesverbalin e datës 09.10.2023. Atëherë Ministria e Brendshme ka heshtur, ndërsa LSDM dhe BDI kanë shërbyer për shkeljen e ligjeve. LSDM me deklaratat e tyre po qëllojnë veten në tëmth”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kësaj jave ka vizituar Shkupin.

Atje është diskutuar edhe çështja e këtij incidenti. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut që është kryetar i VMRO -DPMNE  kishte shprehur keqardhje, por ka thënë se rregullat janë të tilla.

Ndërkaq, Kurti kishte thënë se  po presin një raport zyrtar rreth incidentit. /Gazeta Express