Avokatja Gashi-Bytyqi: Institucionet e Kosovës e kanë borxh t’i tregojnë familjes për kthimin e trupin

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi e ka cilësuar si të vonuar sjelljen e trupit të pajetë të Hajrizit në Kosovë. Sipas saj, institucionet e vendit e kanë ‘borxh’ për familjen e qytetarët të japin detaje për përpjekjet e tyre për ta kthyer trupin. “Është vonuar shumë sjellja e trupit të pajetë kjo heshtje e kjo mjegullinë se […]

Avokatja Gashi-Bytyqi: Institucionet e Kosovës e kanë borxh t’i tregojnë familjes për kthimin e trupin
avokatja-gashi-bytyqi:-institucionet-e-kosoves-e-kane-borxh-t’i-tregojne-familjes-per-kthimin-e-trupin

avokatja-gashi-bytyqi:-institucionet-e-kosoves-e-kane-borxh-t’i-tregojne-familjes-per-kthimin-e-trupin

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi e ka cilësuar si të vonuar sjelljen e trupit të pajetë të Hajrizit në Kosovë.

Sipas saj, institucionet e vendit e kanë ‘borxh’ për familjen e qytetarët të japin detaje për përpjekjet e tyre për ta kthyer trupin.

“Është vonuar shumë sjellja e trupit të pajetë kjo heshtje e kjo mjegullinë se informacioni ka qenë nga e premtja që Hajrizi është vrarë. Është borxh për familjen e qytetarëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës me dal me njoftuar se cilat janë përpjekjet e tyre për ta kthyer trupin e tij”, tha ajo.

Avokatja e ka kritikuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit pasi ky i fundit e ka quajtur kriminel Faton Hajrizin.

“Ka bërë një gabim të madh duke e quajtur atë kriminel se në të njëjtën kohë e quajti edhe Daçiq, ai ka qenë duke e vuajtur dënimin dhe kjo nënkupton që kur të kryen një pjesë të dënimit duhet të rehabilitohet dhe t’i kthehet jetës normale si të tjerët”, deklaroi ajo, për Front Online.

Gashi-Bytyqi thotë se sa më shpejt duhet t’ju hiqen familje dyshimet e të definohet kjo situatë për trupin e pajetë të Hajrizit.

“Varët krejt angazhimi i shtetit tonë përmes zyrës ndërlidhëse që është në Beograd dhe EULEX dhe faktorëve ndërkombëtar. Për shkak të këtij konfuziteti që ju ka krijuar familjes është vrarë apo jo do duhej sa më shpejt që kjo dhimbje që ju është shkaktuar familjes të definohet se si është situata dhe ku gjendet trupi i tij që ti dorëzohet familjes”, tha ajo. /FrontOnline/

Kur mund të kthehet nga Serbia trupi i pa jetë i Faton Hajrizit? Flasin juristët kosovarë – FrontOnline