Bajrami, Kurtit: Rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen nga inflacioni e blerja e banesave nga mërgata

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili ka thënë se e mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje është 705.6 millionë euro, sipas tij, 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara. Në një postim në Facebook, ajo ka […]

Bajrami, Kurtit: Rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen nga inflacioni e blerja e banesave nga mërgata
bajrami,-kurtit:-rritja-e-investimeve-te-huaja-direkte-vjen-nga-inflacioni-e-blerja-e-banesave-nga-mergata

bajrami,-kurtit:-rritja-e-investimeve-te-huaja-direkte-vjen-nga-inflacioni-e-blerja-e-banesave-nga-mergata


Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili ka thënë se e mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje është 705.6 millionë euro, sipas tij, 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen kryesisht nga inflacioni dhe shkojnë kryesisht blerje të banesave nga mërgata.

“Qeverisja e ndershme paska thënë Kryeministri, cila kjo 900 tenderve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që ju merren bizneseve e mandej ministriat e t’u ju japin familjarëve për OJQ?”

“E vërteta është se Qeveria nuk ka bë asnjë reformë fiskale, as edhe një. Që katër vite mandat të kësaj qeverie Administrata Tatimore e Kosovës udhëhiqet nga drejtori që kundërligjshëm e pat zgjedhë PDK-ja kur ka qenë në pushtet”.

“Gjatë këtij mandati kanë ndodhë dy ndryshime: rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale. A beson dikush që këto refoma kanë ndiku në rritjen e investimeve të huaja direkte?!”, ka shkruar Bajrami.

Të dhënat që u publikuan nga Bajrami:

Inflacioni gjatë Qeverisë Kurti:
3.4% në vitin 2021,
11.6 në vitin 2022,
4.9% në vitin 2023,

Investimet e Huaja Direkte
2021: 420 milionë euro, prej tyre 384 milionë në patundshmeri ose 91%,
2022: 732 milionë euro, prej tyre 529 milionë në patundshmeri ose 72%,
2023: 844 milionë euro, prej tyre 511 milionë në patundshmeri ose 60%,
2024 (janar-prill): 269 milionë euro, prej tyre 186 në patundshmeri ose 69%.