BE-ja për herë të parë transferon 1.5 miliardë euro në Ukrainë, duke përdorur asetet e ngrira ruse

Ukrainës i janë dërguar nga Bashkimi Evropian 1.5 miliard euro, duke përdorur të ardhurat e marra nga asetet e Bankës Qendrore Ruse që mbeten të ngrira si pjesë e sanksioneve të gjera të bllokut. Sipas njoftimit, 90% e ndihmës financiare do të shkojë për blerjen e armëve, municioneve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, të cilat […] The post BE-ja për herë të parë transferon 1.5 miliardë euro në Ukrainë, duke përdorur asetet e ngrira ruse appeared first on Albinfo.

BE-ja për herë të parë transferon 1.5 miliardë euro në Ukrainë, duke përdorur asetet e ngrira ruse

Ukrainës i janë dërguar nga Bashkimi Evropian 1.5 miliard euro, duke përdorur të ardhurat e marra nga asetet e Bankës Qendrore Ruse që mbeten të ngrira si pjesë e sanksioneve të gjera të bllokut.

Sipas njoftimit, 90% e ndihmës financiare do të shkojë për blerjen e armëve, municioneve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, të cilat Ukrainës i duhen urgjentisht për të zmbrapsur përparimet e trupave pushtuese, përcjell albinfo.ch.

Pjesa e mbetur do të kontribuojë në përpjekjet e rindërtimit, veçanërisht infrastrukturën energjetike, pasi Brukseli shqetësohet se shkatërrimi i gjerë i rrjetit energjetik të Ukrainës mund të shkaktojë një krizë humanitare dhe një eksod të ri migracioni në dimër.

“BE-ja qëndron me Ukrainën. Paratë do të përdoren për ta bërë Ukrainën dhe Evropën vend më të sigurt për të jetuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo ndihmë shënon transferimin e parë të parave sipas skemës së re bazuar në asetet e pamobilizuara të Rusisë, të vlerësuara në rreth 210 miliardë euro në gjithë bllokun, ndërsa projekti i paprecedentë ishte shumë muaj në përgatitje derisa shtetet anëtare arritën një marrëveshje mbi tekstet ligjore në maj.

Hungaria, një kundërshtare e zëshme e ndihmës ushtarake për Ukrainën, fillimisht kërcënoi të vendoste veton e saj dhe të bllokonte të gjithë nismën, por muajin e kaluar vendet anëtare gjetën një rrugë ligjore për të anashkaluar këtë pengesë, duke argumentuar se Hungaria kishte abstenuar nga marrëveshja e majit dhe për këtë arsye i mungonte e drejta për të marrë pjesë në hapat e tjerë.

Transferimi i radhës do të bëhet në mars të vitit 2025.

 

The post BE-ja për herë të parë transferon 1.5 miliardë euro në Ukrainë, duke përdorur asetet e ngrira ruse appeared first on Albinfo.