BE ndan 800 mijë euro, në fokus siguria ushqimore dhe kontrollimi i kafshëve

Bashkimi Evropian po financon një projekt për përmirësimin e kontrollit të sëmundjeve të kafshëve dhe zbatimin e sistemit të sigurisë ushqimore i cili do të financohet me rreth 800 mijë The post BE ndan 800 mijë euro, në fokus siguria ushqimore dhe kontrollimi i kafshëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

BE ndan 800 mijë euro, në fokus siguria ushqimore dhe kontrollimi i kafshëve

Bashkimi Evropian po financon një projekt për përmirësimin e kontrollit të sëmundjeve të kafshëve dhe zbatimin e sistemit të sigurisë ushqimore i cili do të financohet me rreth 800 mijë euro. Pasi të jenë hartuar dokumentet, legjislacioni duhet të rregullohet përmes implementimit të katër rekomandimeve. Të katër rekomandimet do të implementohen në kuadër të legjislacionit tonë theksuan nga Agjensioni për ushqim dhe veterinari.

“Ka rekomandime sa i përket sigurisë së ushqimit, sigurisë dhe mirqenies së kafshëve poashtu edhe programë monitorimi për sigurinë e ushqimit, programi monitorues për shëndetësinë vetrinere dhe shëndetësinë publike si dhe programi monitorues për mirqenien e kafshëve.”, tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Oliver Millanov.

“Në kuadër të këtij proekti janë përgaditur një numër i madh i dokumenteve dhe rekomandimeve dhe tani duhet të harmonizohet legjislacioni i BE së me atë të RMV-së. Këto janë temat kreyesore që janë në dobi të të gjithë qytetraëve, e ato janë siguria e ushqimit dhe kontrolli i sëmundjeve tek kafshët.”, u shpreh përfaqësues i delegacionit të BE-së, Shtefan Hudelin.

Sa i përket murtajës që është përhapur në rajon nga Agencia për ushqim dhe veterianri potencoi se të gjitha ekipet janë në terren për të prevenuar hyrjen e sëmundjes në vendin tonë.

The post BE ndan 800 mijë euro, në fokus siguria ushqimore dhe kontrollimi i kafshëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .