RMV, mashtrime në telefon me aksidente të rreme, për t’i liruar nga ndjekja penale kërkojnë para, MPB bën thirrje për kujdes

Në rajonin e MPB Shkup, gjatë periudhës së fundit janë regjistruar disa vepra penale të “mashtrimit”, të cilat janë kryer ndaj personave të moshuar, transmeton Portalb.mk. Autorët, po i mashtronin personat e moshuar duke iu telefonuar dhe duke u prezantuar si zyrtarë, oficerë policor, duke iu thëne se fëmijët e tyre, apo nipërit e tyre, […]

RMV, mashtrime në telefon me aksidente të rreme, për t’i liruar nga ndjekja penale kërkojnë para, MPB bën thirrje për kujdes
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në rajonin e MPB Shkup, gjatë periudhës së fundit janë regjistruar disa vepra penale të “mashtrimit”, të cilat janë kryer ndaj personave të moshuar, transmeton Portalb.mk.

Autorët, po i mashtronin personat e moshuar duke iu telefonuar dhe duke u prezantuar si zyrtarë, oficerë policor, duke iu thëne se fëmijët e tyre, apo nipërit e tyre, kishin bërë aksident trafiku, dhe nga ata kërkonin para për lirimin nga ndjekja penale të fëmijëve.

Mashtruesit kontaktojnë viktimat kryesisht në telefonin fiks, por ka raste ku janë kontaktuar edhe përmes telefonit celular me numër të fshehur, dhe për të qenë më bindës, në sfond dëgjohet një zë femre që kërkon ndihmë.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPB Shkup informojnë qytetarët, se po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e veprave penale të raportuara, dhe apelojnë tek qytetarët të mos bien pre e këtij lloji të mashtrimeve, menjëherë të raportojnë në polici.

Kujtojmë se në fillim të korrikut 2024, Ministria e Punëve të Brendshme informoi se disa shtetasve dhe personave juridikë, nga autorë që përfaqësohen rrejshëm në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-it, u janë dërguar ftesa të rreme në lidhje me një hetim të pretenduar në vijim e sipër. Edhe atëherë Policia u thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.